Page 196 - Demo
P. 196


                                    Libër për mësuesin/en194178Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrë, gjeografia.Shembuj nga jeta e përditshme të matjes së madhësive të ndryshme krahasuar me njësinë matëse.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla. Bashkëbisedim Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Të ndarë në grupe, secili prej tyre përzgjedh disa objekte që nxënësit kanë personalisht ose që ndodhen në mjediset e klasës. Sipas objektit nxënësit do të përzgjedhin pjesë të trupit për të matur përmasat e tyre: përmasat e librit të matematikës, të kuletës së bojërave, të bankës, të tabelës, të fletores të karriges etj. Ftohen nxënësit të krahasojnë rezultatet e gjetura me ato të grupeve të tjera. Secili grup ju përgjigjet pyetjeve:- Cilën pjesë të trupit përdorët për të matur gjatësinë e prefëses së lapsave?- Cilën pjesë të trupit përdorët për të matur gjatësinë e librit të matematikës?- Cilën pjesë të trupit përdorët për të matur gjatësinë e tabelës?- Cilën pjesë të trupit përdorët për të matur përmasat e klasës?Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNë bashkëbisedim me nxënësit tregohen disa mjete matëse dhe çfarë matet me to, duke ju referuar dhe figurave të tekstit në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Nxiten nxënësit të tregojnë dhe mjete të tjera matëse që përdoren në veprimtarinë e përditshme, si dhe çfarë matit me to.Tërhiqen nxënësit në diskutim rreth pyetjes: Çdo të thotë të matësh?Si i përdorën pjesët e trupit, si gjerësinë e gishtit tregues, gjatësinë e pëllëmbës së dorës, gjatësinë e hapit në matjet që ata kryen në grupe.Për të njëjtat objekte, rezultatet e grupeve të ndryshme a ishin të njëjta? Nëse jo plotësisht pse?Po nëse përmasat e librit do të mateshin nga të gjithë grupet më vizoren e shkallëzuar, a do të kishim të njëjtin rezultat?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar mes vete. Bashkëbisedohet për ushtrim 6 të tekstit ku me ndihmën e përmasave të kutisë së shkrepëses maten përmasa të objekteve të tjera në mjedisin rrethues të klasës.Ju jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në përzgjedhjen e mjetit matës, si dhe njësisë matëse të përmasave të objekteve në jetën reale, përdorimi i pjesëve të trupit në gjetjen e gjetjen e përmasave të objekteve në mjedisin e klasës.
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200