Page 198 - Demo
P. 198
Libër për mësuesin/en196180Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon njësinë bazë të matjes së gjatësisë, shumëfishat dhe nënfishat e saj;- shndërron nga njësia më e madhe te njësia më e vogël dhe anasjelltas duke përdorur numrat dhjetor; - argumenton kalimet nga njësia me e madhe te më e vogla dhe anasjelltas;- demonstron zbatimin e njësive matëse në situata nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, mjete matëse: metër, vizoreLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi.Shembuj nga jeta e përditshme të matjes së madhësive të ndryshme krahasuar me njësinë matëse.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: DI/DUA TË DI/MËSOVAMësuesi/ja fton nxënësit/et të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. “Gjatësia e garës së maratonës është 42 195 m. Si mund të tregoni sa km e m është kjo garë?Iu jepet kohë të bashkëbisedojnë për zgjidhjen e situatës problemore.Nxiten nxënësit/et të kujtojnë njësinë bazë të matjes së gjatësisë, shumëfishat dhe nënfishat e saj. Duke kujtuar çfarë dinë, ata plotësojnë rubrikën “Di” dhe vazhdojnë të bëjnë pyetje për çfarë duan të dinë më shumë për to duke plotësuar rubrikën “DUA TË DI”.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, “Di/Dua të di/Mësova”Në bashkëbisedim me nxënësit/et tregohet njësia themelore e matjes, shumëfishat dhe nënfishat e tij.Duke ditur që 1 m = 10 dm = 100 cm = 1000 mm, nxiten nxënësit/et t’u përgjigjen pyetjeve:Ç’pjesë e m është cm, dm, mm?Ç’pjesë e km është m?Bashkëbisedohet rreth shembujve të zgjidhur në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.

