Page 199 - Demo
P. 199
Matematika 6197181Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupFtohen nxënësit/et të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar mes tyre. Bashkëbisedohet për ushtrim 6 të tekstit ku nxënësit/et të tregojnë njësinë e gjatësisë së objekteve në jetën reale. Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit/et për saktësinë në përgjigjet e dhëna në përzgjedhjen e mjetit matës, si dhenjësisë matëse të përmasave të objekteve në jetën reale, kalimin nga njësia më e madhe te njësia më e vogël dhe anasjelltas.Argumentimi i veprimeve të kryera gjatë shndërrimeve nga një njësi në tjetrën.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësitet udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Matje të madhësive. GjeometrikeRezultati i të nxënit të temës:- shndërron njësitë matëse nga njëra njësi në njësinë tjetër;- këmben njësitë e matjes (kg, g, km, m, cm, mm) me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes;- kryen matje të gjatësisë në situata problemore;Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.

