Page 200 - Demo
P. 200
Libër për mësuesin/en198182Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Veprime me njësitë e gjatësisëFjalët kyçe: njësitë e matjes së gjatësisë: km, m, cm, dm, veprimet aritmetike me toRezultati/et e të nxënit për orën mësimore- kryen veprimin e mbledhjen dhe zbritjes me njësitë e gjatësisë duke i kthyer në njësinë më te madhe ose në njësinë më të vogël;- kryen veprimin e shumëzimit dhe të pjesëtimit të njësive të gjatësisë me numër natyror;- argumenton veprimet e kryera gjatë shndërrimit të njësive duke kryer veprimet matematikore; - demonstron zbatimin e njohurive në situata nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, mjete matëse: metër, vizoreLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrë, shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme të matjes së madhësive të ndryshme krahasuar me njësinë matëse.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla dyshe Mësuesi/ja fton nxënësit/et të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Të gjejnë perimetrin e trekëndëshit të dhënë. Kujtojnë si gjendet perimetri i një shumëkëndëshi?Nxiten nxënësit/et të gjejnë perimetrin në mënyra të ndryshme.Zgjidhja e situatës problemore paraqitet dhe në tabelë nga disa nxënës.Bashkëbisedohet rreth përfundimeve.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, punë në grupeNga zgjidhja e situatës së rubrikës së parë do të diskutohet për të tria mënyrat e mbledhjes së njësive të gjatësisë:Perimetri i trekëndëshit gjendet duke mbledhur gjatësitë e brinjëve:4 cm 2 mm + 3 cm 6 mm + 5 cm 1 mm.a) Gjejmë perimetrin duke i mbajtur njësitë siç janë.4 cm 2 mm + 3 cm 6 mm + 5 cm 1 mm= 12 cm 9 mmb) I kthejmë njësitë në njësinë më të vogël (mm).4 cm 2 mm = 42 mm; 3 cm 6 mm = 36 mm; 5 cm 1 mm = 51 mm.Gjejmë shumën: 42 mm + 36 mm + 51 mm = 129 mm.c) I kthejmë njësitë në njësinë më të madhe.

