Page 203 - Demo
P. 203


                                    Matematika 6201185PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla dyshe Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Situata e parë: Si do të njësojnë gjatësinë e vijës së thyer?Situata e dytë: të gjejnë gjatësinë e telit që duhet për rrethuar kopshtin e kullotës në formë drejtkëndëshi.Iu jepet kohë të punojnë në grup. Bashkëbisedohet për zgjidhjen e situatave.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, punë në grupeNga bashkëbisedimi për zgjidhjen e situatave të mësipërme, nxënësit iu përgjigjen pyetjeve:- Çfarë matjesh duhet të kryejmë për të gjetur gjatësinë e vijës së thyer? Sa është kjo gjatësi? - Sa është perimetri i një shumëkëndëshi çfarëdo?- Për të gjetur gjatësinë e telit që nevojitet për rrethimin e kullotës, çfarë duhet të gjejmë?- Si e gjejmë perimetrin e kullotës? Çfarë forme ka ajo? Sa përmasa na nevojiten për të gjetur perimetrin e fushës?Në grupe nxënësit nxjerrin formulat për të njësuar perimetrin e katrorit, drejtkëndëshit dhe shumëkëndëshit të rregullt. Përfundimet demonstrohen dhe në tabelë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla Ftohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar mes tyre. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 të tekstit ku nxënësit argumentojnë zbatimin praktik të njohurive të mara.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime” të ndarë në grupe. Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në njësimin e perimetrit të shumëkëndëshit çfarëdo, në nxjerrjen e formulave për njësimin e perimetrit të katrorit, drejtkëndëshit dhe shumëkëndëshit të rregullt, argumentimin e veprimeve të kryera. Argumentimi i zgjidhjes së situatave praktike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207