Page 205 - Demo
P. 205


                                    Matematika 6203187Mësuesi/ja shpërndan në grupe fletët e punës ku është dhënë detyra e punës në grup.a) Vizatoni në fletoren me katrore një katror me brinjë 1 dm (10 cm).b) Ndajeni atë në katrorë me brinjë 1 cm.c) Sa katrorë me syprinë 1 cm² vendosen në katrorin e madh?d) Plotësoni barazimin: 1 dm² = ... cm².Bashkëbisedohet për situatën problemore të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.a) A kanë ato të njëjtën syprinë dy parcelat e fermerëve?b) Fermerët duan t’i rrethojnë perimoret me gardhe. Cila perimore do të ketë gardhin më të gjatë?Nga diskutimi i situatave të mësipërm nxënësit nxjerrin se për çfarë flitet në këtë temë mësimi.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNxënësit udhëzohen të lexojnë rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Kur nxënësit të kenë mbaruar leximin fillojnë diskutimin në grup për pjesën e lexuar. Iu përgjigjen pyetjeve:- Çdo të thotë të matësh syprinën e një figure?- Cilat janë njësitë matëse të syprinës?- Si mund të plotësohen barazimet:1 cm² = ….. mm²; 1 dm² = …. Cm²; 1 m² = …. Dm²; 1 km² = …..m².- Po nëse figura nuk është e rregullt si do të vlerësohet me ndihmën e katrorëve syprina e tyre?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” ku do të njësojnë syprinën e figurave me ndihmën e njësive katrore. Diskutojnë me njëri-tjetrin. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 të tekstit ku nxënësit njësojnë në % sipërfaqen e ngjyrosur.Kërkohet nga nxënësit të bëjnë një përmbledhje të njohurive që u trajtuan gjatë orës.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë në tabelë duke i diskutuar.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në listimin e njësive të syprinës, në njësimin me ndihmën e njësive katrore të syprinave të të figurave jo të rregullta. Argumentimi i zgjidhjes së situatave praktike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.
                                
   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209