Page 207 - Demo
P. 207
Matematika 6205189Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4, vizore e shkallëzuar Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi Shembuj nga jeta e përditshme të matjes së syprinave. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe Ftohen nxënësit të zgjidhen situatat e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Për këtë shpërndahen në grupe fletët e punës në A4 ku është dhënë detyra e punës në grup.Janë vizatuar drejtkëndëshi dhe katrori të dhënë në figurën e librit ku brinjët janë ndarë në pjesë me nga 1cm. Kërkohet të gjejnë syprinën e tyre duke e ndarë në katrorë të vegjël.Për detyrën e dytë mendoni një drejtkëndësh me gjatësi 6 cm dhe gjerësi 5 cm të ndarë në katrorë me brinjë 1 cm.Në sa shirita horizontalë është ndarë?Sa katrorë ka në secilin shirit?Sa është numri i përgjithshëm i katrorëve?A është syprina 6 • 5 = 30 cm².A mund ta gjeni më shpejt (pa numërim) numrin e katrorëve?Argumentoni.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimVrojtohet shembulli i zgjidhur në “Vrojtoni dhe mësoni”. Diskutohet. Organizojnë njohuritë:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla Ftohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” ku do të njësojnë syprinën e figurave me ndihmën e formulave. Diskutojnë me njëri-tjetrin. Bashkëbisedohet për ushtrim 6 të tekstit ku do të gjejnë me dy mënyra syprinën e parcelës së mbjellë.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Grupet kontrollojnë dhe vlerësojnë zgjidhjen e grupeve të tjera.Detyrat e zgjidhura prezantohen dhe në tabelë duke i diskutuar.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në argumentimin e nxjerrjes së formulës për njësimin e syprinës së katrorit dhe drejtkëndëshit, në njësimin me ndihmën e formulave të syprinave të drejtkëndëshit dhe katrorit.

