Page 209 - Demo
P. 209


                                    Matematika 6207191Fjalët kyçe: syprina, njësitë e matjes së syprinës m2, dm2, cm2, mm2, km2, veprimet aritmetike.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- liston njësitë e matjes së syprinës;- shndërron njësitë nga më e madhe në njësinë më të vogël dhe anasjelltas;- kryen veprime aritmetike me njësitë e syprinës;- demonstron zbatimin e njohurive njësitë e sipërfaqes në situata nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4, vizore e shkallëzuarLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi Shembuj nga jeta e përditshme të matjes së syprinavePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim Ftohen nxënësit të zgjidhen situatat e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Për këtë shpërndahen  në grupe fletët e punës në A4 ku është dhënë detyra e punës në grup.Piramida e faraonit Xhoser ka bazë drejtkëndëshe me gjatësi 100 m dhe syprinë 12 500 m². Një turist ecën përqark saj me shpejtësi prej 30 m në minutë. A mund të tregoni për sa minuta e mbaron ai xhiron e tij?Bashkëbisedoni. Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimZgjidhja e situatës së mësipërme do të çojë në kryerjen e veprimit 12 500 m²: 100 m.Me ndihmën e organizuesit grafik, në bashkëbisedim me nxënësit tregohet si kalohet nga njësia më e madhe te më e vogla dhe anasjelltas:Nxiten nxënësit të japin shembuj të kalimeve nga një njësi në tjetrën. Vrojtohen dhe shembujt e zgjidhur të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke 
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213