Page 211 - Demo
P. 211
Matematika 6209193Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.3 Përdor matjet në figurat 2D (D = dimensionale) dhe në objekte 3D (prizmave) për zgjidhjen problemore.2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Vëllimet e trupave. Njësitë e vëllimitFjalët kyçe: vëllimi, njësitë e vëllimit, m3, dm3, cm3, mm3, km3, veprimet aritmetike me to.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon çfarë është vëllimi i një trupi në hapësirë;- tregon njësinë themelore të matjes së vëllimit, shumëfishat dhe nënfishat e tij; - shndërron njësitë e vëllimit nga njësia më e madhe në njësinë më të vogël dhe anasjelltas;- arsyeton veprimet e kryera për të shndërruar njësitë e matjes së vëllimit duke shpjeguar këtë shndërrim;- demonstron zbatimin e njohurive për matjen e vëllimit të trupave në situata nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, kub, kuboidLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Shkencat e natyrës Shembuj nga jeta e përditshme të matjes së vëllimit të trupave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe, bashkëbisedim Ftohen nxënësit të zgjidhen situatat e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Kërkohet nga nxënësit të gjejnë sa kube ka kuboidi i dhënë në figurë. Sa kube duhen për të plotësuar kuboidin e dhënë në figurën e librit. Një kuboid ka të njëjtën bazë me kuboidin që është paraqitur në figurën 7.44/b. Ai ka disa shtresa të tilla dhe përbëhet gjithsej nga 156 kube të vegjël. A mund të gjeni sa do të jetë numri i shtresave të këtij kuboidi?Bashkëbisedoni.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim, organizuesi grafikZgjidhja e situatës së mësipërme çon në trajtimin e koncepteve vëllim, njësitë e vëllimit.Organizon njësitë e matjes së vëllimit njësinë themelore. Me ndihmën e organizuesit grafik nxënësit plotësojnë diagramin.Vrojtohet shembulli i zgjidhur në “Vrojtoni dhe mësoni”. Diskutohet rreth tij.

