Page 212 - Demo
P. 212
Libër për mësuesin/en210194Punohet punë në grup: Vrojtoni figurën 7.45 me gjatësi të brinjëve a = 4 cm, b = 3 cm, c = 5 cm.a) Sa kube me brinjë 1 cm ka në shtresën e poshtme?b) Sa shtresa të tilla ka kuboidi?c) Sa kube me brinjë 1 cm përmban kuboidi?d) A mund të themi që vëllimi i kuboidit me përmasa a, b, c është V = a • b • c? Po i kubit me brinjë a?Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” ku do të njësojnë syprinën e figurave me ndihmën e formulave. Diskutojnë me njëri-tjetrin. Bashkëbisedohet për ushtrim 4 të tekstit ku do të gjejnë vëllimin e depozitës dhe sa litra nxë ajo.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Kontrollohet puna në grupe nga vetë nxënësit. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në renditjen e njësive të matjes së vëllimit dhe të nxënësisë, kryerjen e veprimeve me njësitë e vëllimit, njësimin e vëllimit të kubit dhe kuboidit. Argumentimi i veprimeve të kryera gjatë shndërrimeve nga një njësi në tjetrën.Argumentimi i zgjidhjes së situatave praktike.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

