Page 214 - Demo
P. 214
Libër për mësuesin/en212196- shndërron njësitë matëse nga njëra njësi në njësinë tjetër;- këmben njësitë e matjes (km, m, cm, mm) me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes;- njehson perimetrin dhe syprinën e katrorit; drejtkëndëshit me ndihmën e formulave.- vlerëson me anë të katrorëve syprinën e një figure jo të rregullt;- këmben njësitë matëse të vëllimit (litri, decilitri etj.);- argumenton veprimet e kryera;- demonstron zbatimin e njohurive në situata nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në përcaktimin e njësive matëse të gjatësisë, syprinës dhe vëllimit; shndërrimin e njësive matëse nga njëra njësi në njësinë tjetër; njehsimin e perimetrit dhe syprinën e katrorit; drejtkëndëshit me ndihmën e formulave. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës.

