Page 216 - Demo
P. 216
Libër për mësuesin/en2141982.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: matja, njësitë e matjes së gjatësisë, syprinës dhe vëllimit, veprimet aritmetike me toRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përcakton njësitë matëse të gjatësisë, syprinës dhe vëllimit;- përdor njësitë dhe mjetin e përshtatshëm për të kryer një matje në një rast konkret;- shndërron njësitë matëse nga njëra njësi në njësinë tjetër;- këmben njësitë e matjes (km, m, cm, mm) me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes;- njehson perimetrin dhe syprinën e katrorit; drejtkëndëshit me ndihmën e formulave.- vlerëson me anë të katrorëve syprinën e një figure jo të rregullt;- këmben njësitë matëse të vëllimit (litri, decilitri etj.);- argumenton veprimet e kryera;- demonstron zbatimin e njohurive në situata nga jeta reale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shokuUdhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në përcaktimin e njësive matëse të gjatësisë, syprinës dhe vëllimit; shndërrimin e njësive matëse nga njëra njësi në njësinë tjetër; njehsimin e perimetrit dhe syprinën e katrorit; drejtkëndëshit me ndihmën e formulave. Argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

