Page 219 - Demo
P. 219
Matematika 6217223Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, gjeografia,Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të numrave me shenjë.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla. Bashkëbisedim Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Në grupe të vogla japin zgjidhje për situatën:Në tabelën e mëposhtme jepen disa temperaturat në një ditë dimri në disa nga qytetet e Kosovës. Cilat qytete kanë temperaturën nën 0 gradë?Cili ka temperaturën më të ulët? Po më të lartën?Me çfarë numri tregohen temperaturat nën 0 gradë? Po mbi 0 gradë?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNga bashkëbisedimi për zgjidhjen e situatës së mësipërme, jepet kuptimi i numrave të plotë Numrat e kundërt, n dhe –n.Bashkësia e numrave natyrorë shënohet me Z.Nxiten nxënësit të tregojnë shembuj të përdorimit të numrit të plotë në jetën e përditshme.Përmbledhin njohuritë Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar mes tyre. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 dhe 6 ku kemi përdorim në praktikë të numrit me shenjë.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en.

