Page 221 - Demo
P. 221
Matematika 6219225Fjalët kyçe: numrat pozitive, numrat negativ, zero, numrat e plotë, numrat e kundërt, bosht numerik Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen vendndodhjen e numrit të plotë në boshtin numerik;- krahason numrat e plotë duke i vendosur ato në boshtin numerik; - radhit në varg rritës ose zbritës numrat e plotë;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore me numra të plotë nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, gjeografia Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të numrave me shenjë PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla. Bashkëbisedim Mësuesi/ja fton nxënësit të rreshtohen nga pesë nxënës në anën e majtë dhe të djathtë të saj. Më anën e lojës shpjegon numrat që ndodhen në anë të majtë të saj dhe të djathtë:- Të bëj një hap para nxënësi që ndodhet dy njësi larg nga unë në anën e majtë.- Të bëj një hap pas nxënësi që ndodhet tre njësi nga unë në anën e djathtë.- Të bëj një hap para nxënësi që ndodhet dy njësi larg nga unë?- Kush nxënës do të lëvizi? A mjafton vetën kaq për të vënë në lëvizje nxënësit?Vazhdohet të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”. Në grupe të vogla japin zgjidhje për situatën:- Vizatoni një bosht numerik, ku keni përzgjedhur dhe njësinë u të ndarjes së boshtit. Gjeni në bosht vendndodhjen e pikës dy njësi larg nga pika O. Sa pika të tilla do të gjesh? Kërkojini shokut të gjejë në boshtin numerik pikën që ndodhet pesë njësi larg nga pika O. Sa pika të tilla do të gjejë shoku juaj? Si do të dalloni pikat që ndodhen në anë të kundërt të pikës O?Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNga bashkëbisedimi për zgjidhjen e situatës së mësipërme, jepet kuptimi i numrave të plotë.

