Page 222 - Demo
P. 222


                                    Libër për mësuesin/en220226Vrojtohen shembujt e zgjidhur të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit, të organizuar në grupe, për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i bashkëbiseduar për zgjidhjen e tyre. Bashkëbisedohet për ushtrim 7 ku kemi përdorim në praktikë të numrit me shenjë.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Në një minikonkurs, nxënësit kontrollojnë përgjigjet e ushtrimeve.Detyrat e zgjidhura në grup do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në kuptimin e numrit me shenjë, vendosjen e tij në boshtin numerik, krahasimin e numrit të plotë duke gjetur vendndodhjen e tij në boshtin numerik, përdorimin e tij në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Numrat e plotëRezultati i të nxënit të temës:- Kryen veprimin e mbledhjes dhe zbritjes, duke shfrytëzuar boshtin numerik.- Zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar numrat e plotë.
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226