Page 223 - Demo
P. 223
Matematika 6221227Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Mbledhja e dy numrave të plotëFjalët kyçe: numrat pozitive, numrat negativ, zero, numrat e plote, numrat e kundërt, bosht numerik, shuma e numrave të plotëRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- gjen shumën e numrave të plotë me të njëjtën shenjë duke përdorur boshtin numerik; - gjen shumën e numrave të plotë me shenjë të kundërt duke përdorur boshtin numerik;- kryen veprimin e mbledhjes me numrat e plotë;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore me numra të plotë nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, gjeografia.Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të numrave me shenjë..PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Në grupe të vogla japin zgjidhje për situatën:Një zhytës ndodhet 4 m nën nivelin e detit. Ai zhytet dhe 5 m të tjera. Në çfarë thellësie nga niveli i detit ndodhet zhytësi? Pas disa minutash, ai ngjitet 7 m.Diskutoni me shokun/shoqen: sa larg nga niveli i detit ndodhet zhytësi?Duke marrë si 0 nivelin e detit udhëzohen nxënësit të bëjnë një skicë ndihmëse të zhvendosjes së zhytësit.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimNga bashkëbisedimi për zgjidhjen e situatës së mësipërme, shkojmë në kryerjen e veprimit:

