Page 224 - Demo
P. 224


                                    Libër për mësuesin/en222228(-4) + (-5) + (+7) =?Si mblidhen dy numra me të njëjtën shenjë?Si mblidhen dy numra me shenjë të kundërt?Duke u zhvendosur në boshtin numerik duke marrë disa shembuj, vetë nxënësit nxjerrin përfundimet për të dyja rastet.Vrojtohen shembujt e zgjidhur të rubrikës “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla.Ftohen nxënësit, të organizuar në grupe, për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Punë në grup” duke përdorur numrat me shenjë. Nxënësit gjejnë se si del tregtari gjatë aktivitetit të tij. Më pas, iu jepet nxënësve të punojnë e ta bashkëbisedojnë për zgjidhjen e ushtrimeve të rubrikës “Ushtrohemi duke punuar”. Bashkëbisedohet për ushtrim 4 ku kemi përdorim në praktikë të shumës të numrave me shenjë.Ju jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Në një minikonkurs “Më i shpejti më i sakti” kontrollohen dhe vlerësohet zgjidhja e ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në gjetjen e shumës së numrave me të njëjtën shenjë, me shenjë të kundërt, me ndihmën e boshtit numerik dhe pa bosht numerik, përdorimin e njohurive në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228