Page 226 - Demo
P. 226


                                    Libër për mësuesin/en224230Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:. Bashkëbisedim Nëpërmjet bashkëbisedimit kujtohet cila është radha e kryerjes së veprimeve në një shprehje me dhe pa kllapa me veprimin e mbledhjes dhe të zbritjes me numra natyrorë.Më pas ftohen nxënësit të punojnë veprimtarinë e rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.- Agimi ka të depozituara në bankë 5500 euro. Në muajin e parë, tërheq 1200 euro dhe depoziton 500 euro. Në muajin e dytë, tërheq 1100 euro dhe depoziton 800 euro. Sa euro ka Agimi në bankë, pas muajit të dytë?Shkruani një shprehje numerike për të zgjidhur problemën, duke përdorur numrat me shenjë.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimZgjidhja e situatës së rubrikës së parë do të kërkojë gjetjen e vlerës së shprehjes: 5500 – 1200 + 500 – 1100 + 800 = ?Si do të gjendet vlera e shprehjes?Udhëzohen nxënësit të gjejnë vlerën e shprehjes:a) Duke kryer veprimet sipas radhës.b) Duke grupuar numrat me të njëjtën shenjë.Bashkëbisedim: A do t’ju dali i njëjti përfundim?Në rastin kur shprehja ka kllapa, cila është radha e kryerjes së veprimeve?Vrojtohen shembujt e zgjidhur në tekstin e nxënësit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Ndahet klasa në grupe. Ftohen nxënësit për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohemi duke punuar”. Bashkëbisedohet për ushtrim 4 ku kemi përdorim në praktikë të shumës dhe ndryshimit të numrit me shenjë.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Nxiten nxënësit të kontrollojnë dhe të vlerësojnë punën e shokëve të grupeve të tjera.Diskutohen zgjidhjet dhe në tabelë, duke argumentuar dhe veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në gjetjen vlerës së shprehjes numerike me dhe pa kllapa me numra të plotë, përdorimin e njohurive në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore dhe të veprimeve të kryera gjatë gjetjes së vlerës së shprehjes.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230