Page 228 - Demo
P. 228
Libër për mësuesin/en226232- identifikon largesën e numrave të kundërt nga origjina (zeroja) në drejtëzën numerike;- krahason numrat e plotë në boshtin numerik;- kryen veprimin e mbledhjes dhe zbritjes, duke shfrytëzuar boshtin numerik;- zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar numrat e plotë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në vendosjen e numrit me shenjë në boshtin numerik, në gjetjen e shumës dhe ndryshimit të numrave me shenjë, gjetjen vlerës së shprehjes numerike me dhe pa kllapa me numra të plotë, përdorimin e njohurive në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore dhe të veprimeve të kryera gjatë gjetjes së vlerës së shprehjes.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës.

