Page 230 - Demo
P. 230
Libër për mësuesin/en228200ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon shprehjet shkronjore dhe i dallon ato nga shprehjet numerike. - Cakton vlerën e shprehjes shkronjore për vlera të caktuara të shkronjave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6 shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Tema 8Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.4 sugjeron formula të ndryshme dhe përshtatshme për zgjidhje të detyrave.4.3 integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shprehjet shkronjoreFjalët kyçe: Shprehje shkronjore, vlerë e shprehjes, gjuha e matematikës Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon shprehjet shkronjore duke e paraqitur si problemë;- gjen vlerën e shprehjes shkronjore duke e zëvendësuar ndryshoren me numër të caktuar;- përkthen gjuhën e folur në gjuhë të matematikës dhe anasjelltas;-vlerëson rëndësinë e këtij “përkthimi” për të zgjidhur problema të ndryshme jetësore përmes shprehjeve shkronjore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi234ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: numrat pozitive, numrat negativ, zero, numrat e plote, numrat e kundërt, bosht numerik, shuma dhe ndryshimi i numrave të plotë Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:-identifikon numrat e kundërt të numrave natyrorë në drejtëzën numerike;-përkufizon bashkësinë e numrave të plotë si bashkim (union) i bashkësisë së numrave natyrorë, numrave të kundërt të numrave natyrorë dhe numrit zero;-rendit elementet e bashkësisë së numrave të plotë;-identifikon largesën e numrave të kundërt nga origjina (zeroja) në drejtëzën numerike;-krahason numrat e plotë në boshtin numerik;-kryen veprimin e mbledhjes dhe zbritjes, duke shfrytëzuar boshtin numerik;-zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar numrat e plotë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në vendosjen e numrit me shenjë në boshtin numerik, në gjetjen e shumës dhe ndryshimit të numrave me shenjë, gjetjen vlerës së shprehjes numerike me dhe pa kllapa me numra të plotë, përdorimin e njohurive në situata praktike, argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore dhe të veprimeve të kryera gjatë gjetjes së vlerës së shprehjes.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

