Page 232 - Demo
P. 232
Libër për mësuesin/en230202--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon shprehjet shkronjore dhe i dallon ato nga shprehjet numerike. - Cakton vlerën e shprehjes shkronjore për vlera të caktuara të shkronjave.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shprehjet shkronjore. Thjeshtimi i tyreFjalët kyçe: shprehje shkronjore, vlerë e shprehjes, thjeshtim i shprehjes Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përcakton kufizat dhe koeficientet e shprehjes shkronjore duke i veçuar ato; - thjeshton shprehjet shkronjore duke i mbledhur, përkatësisht zbritur koeficientet e kufizave të njëjta;- zbaton shprehjet shkronjore dhe thjeshtimin e tyre në shembuj të situatave jetësore.201Zgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit/et që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë dhe t’u përgjigjen kërkesave të detyrës.Makina udhëtoi për dy orë. Orën e parë ajo përshkoi 85 km, kurse orën e dytë përshkoi 5 km më tepër se në orën e parë. Sa km përshkoi makina për dy orë? a) Hartoni shprehjen numerike që jep zgjidhjen e problemës.b) Gjeni vlerën e shprehjes numerike.c) Po nëse makina udhëton në orën e dytë a km më tepër se në orën e parë, sa km udhëtonmakina për dy orë? d) Shkruani një shprehje që do t’ju ndihmojë të zgjidhni pikën (c).Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit/et të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Bashkë me mësue sin/en dhe klasën bashkëbisedojnë përkonceptet themelore të shprehjeve shkronjore: 85 + (85 + a) – quhet shprehje shkronjoreA = 5 – quhet vlerë e shprehjes shkronjoreShprehjet shkronjore – “fjalë” matematikeKur shprehjet shkronjore lidhen me =, ≠, <, > formohen “fjali” matematikeNxënësit me radhë “përkthejnë” nga një fjali në gjuhën e zakonshme në gjuhën e matematikës ose anasjelltas.Kontrolloni saktësinë e përkthimit në gjuhën e matematikës.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grup Nxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Ata këshillohen që të shkruajnë saktë fjalitë e folura për t’i “përkthyer” në gjuhën e matematikës. Detyrat e punuara i prezantojnë para klasës.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti nxënësit që kanë prezantuar detyrat në tabelë.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.

