Page 235 - Demo
P. 235
Matematika 6233204Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti nxënësit që kanë prezantuar detyrat në tabelë me anë të instrumenteve në listën e kontrollit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon ekuacionet (barazimet) dhe inekuacionet (jobarazimet) lineare me një të panjohur, si dhe zgjidhjet përkatëse të tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Barazimet numerike dhe vetitë e tyre203Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiZgjidhja e problemave të shprehura me fjalë nga përditshmëria, me anë të matematikësPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë dhe t’u përgjigjen kërkesave të detyrës.Shkruani me gjuhën e matematikës fjalitë e dhëna:a) shumën e një numri x me numrin 20;b) ndryshimin e dyfishit të një numri x me tre;c) pesëfishin e shumës së numrave a dhe b.Sa do të jetë vlera numerike e shprehjeve nëse, në vend të ndryshoreve, vendosim vlerat x = 5, x = 4; për a = 1 dhe b = 3; a = 2 dhe b = –4. Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Bashkë me mësuesin/en dhe klasën bashkëbisedojnë për konceptet e reja të shprehjeve shkronjore dhe do të plotësojnë skemën.II. Thjeshtimi i shprehjeve shkronjoreShembull: Thjeshtojmë shprehjet shkronjore duke përdorur vetinë e shpërndarjes.a) 7x – 5x = (7 – 5)x = 2xb) 7x – 5x + 9x = (7 – 5 + 9)x = 11xPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza e rrumbullakët Nxënësit në grupe punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Mësuesi/ja shpërndanë fletë A4 ku kërkon t’i zgjidhin detyrat duke e përcjellë fletën brenda grupit. Secili nxënës zgjidhë nga një detyrë. Kështu vazhdojnë në cikël derisa t’i përfundojnë të gjitha detyrat.

