Page 237 - Demo
P. 237
Matematika 6235206Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arriturA: Punë në grupe (Tabela INSERT)Në tabelën e klasës, mësuesi/ja plotëson tabelën e INSERT-it duke marrë mendimet e nxënësve dhe duke u ndalur më gjatë te kolona me shenjën “?” për të dhënë sqarimet e informacioneve që nxënësit nuk i kanë kuptuar.Nxënësit në grupe në një fletë A4 punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime” dhe punimet i vendosin në tabelë për t’i komentuar dhe vlerësuar bashkë me mësuesin/en.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti detyrat e prezantuara në tabelë. Nxënësit vlerësohen me anë të instrumenteve në listën e kontrollit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- përkufizon ekuacionet (barazimet) dhe inekuacionet (jobarazimet) lineare me një të panjohur, si dhe gjen zgjidhjet përkatëse të tyre. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.205Fjalët kyçe: barazim numerik, vlerë numerike, veti të barazimeve Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon barazimet numerike duke treguar se si formohen ato;- arsyeton vetitë e barazimeve numerike duke argumentuar vërtetësinë e tyre në shembujt e dhënë;- zbaton barazimet numerike dhe vetitë e tyre duke i përdorë ato në shembuj të situatave jetësore. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiZgjidhja e problemave të shprehura me anë të barazimevePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë dhe t’u përgjigjen kërkesave të detyrës.Duke përdorur numrat 3; 5; 8, shkruani një barazim me mbledhje dhe dy barazime me zbritje.Nxënësit bashkëbisedojnë mes tyre dhe shkëmbejnë ide rreth barazimeve të fituara.Mësuesi/ja shkruan në tabelë barazimet e dhëna nga grupet.Ndërtimi i njohurive të reja: INSERTMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e mësimit të ri në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Gjatë leximit, ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.“ √ “ – nëse informacioni është i njohur për ju.“ + “ – nëse informacioni është i ri.“ ? “ – nëse informacioni është i paqartë. “ – “ – nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që e dinit më parë.Nxënësit në fletore do të vizatojnë tabelën në të cilën do të shkruajnë informacionet sipas simboleve që kanë vendosur.

