Page 240 - Demo
P. 240


                                    Libër për mësuesin/en238210• Sa është rrënja (zgjidhja) e ekuacionit?• Jepni formën e përgjithshme të zgjidhjes së ekuacionit x + a = b.Zgjidhni ekuacionin 5x = 75.• Çfarë duhet të bëjmë në fillim për të zgjidhur këtë formë të ekuacionit?• Cili është veprimi që duhet kryer?• Sa është rrënja (zgjidhja) e ekuacionit?• Jepni formën e përgjithshme të zgjidhjes së ekuacionit ax = b ku a dhe b janë numra dhe a ≠ 0 .Nxënësit në grupe zgjidhin detyrën: 2x – 4 = 16 dhe u bënë të njëjtat pyetje si më lart për të përforcuar të nxënit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Nxënësit në grupe në një fletë A4 punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime” dhe punimet i shkëmbejnë mes grupesh për të vlerësuar punën e njëri tjetrit. Disa nxënës zgjidhin detyrat në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti nxënësit që kanë prezantuar detyrat në tabelë. Nxënësit vlerësohen me anë të instrumenteve në listën e kontrollit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- Zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar ekuacionet dhe inekuacionet.209(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ekuacioni x + a = b dhe ax = bFjalët kyçe: ekuacion, rrënjë e ekuacionit, zgjidhje e ekuacionit Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- zgjidh ekuacione të formës x + a = b dhe ax = b duke kryer veprimet sipas radhës së caktuar; - arsyeton vërtetësinë e zgjidhjes së ekuacionit duke bërë provën e tij; - zbaton zgjidhjen e ekuacioneve në shembuj nga jeta e përditshme.- zbaton zgjidhjen e ekuacioneve në shembuj nga jeta e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, fletë A4Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiZgjidhja e problemave të shprehura me anë të ekuacionevePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Stuhi mendimeshMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë dhe t’u përgjigjen kërkesave të detyrës. Në bibliotekën e tij, Miri kishte 12 libra artistikë më shumë se Bora, ndërsa Arbi kishte 2 herë më shumë se Miri. Nëse Miri kishte 35 libra artistikë, gjeni sa libra artistikë kishin Bora dhe Arbri në bibliotekat e tyre.Shkruani ekuacionet që do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur problemën.Zgjidhni ekuacionin me dy mënyra: a) sipas kuptimit të veprimeve;b) duke përdorur vetitë e barazimeve.Ndërtimi i njohurive të reja: Leksion i avancuarMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e mësimit të ri në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Duke bashkëbiseduar me nxënësit, mësuesi/ja zgjidh në tabelë detyrën. Ai/ajo zgjidh detyrën duke pyetur nxënësit:Zgjidhni ekuacionin x – 8 = 6.• Çfarë duhet të bëjmë në fillim për të zgjidhur ekuacionin?• Cili është veprimi që duhet kryer?
                                
   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243   244