Page 243 - Demo
P. 243


                                    Matematika 6241212Shembull1: Beni është 12 vjeç, kurse babai i tij është 40 vjeç. Pas sa vitesh babai do të jetë dy herë më i madh se Beni?Këshilla e parë: Lexoni me kujdes problemën; kuptoni për çfarë bën fjalë ajo dhe çfarë duhet gjetur. Mbani shënim të dhënat dhe kërkesën. Këshilla e dytë: Madhësinë e panjohur shënojeni me një shkronjë (ndryshore).Këshilla e tretë: Madhësitë e tjera të panjohura në problemë përpiquni t’i shprehni nëpërmjet ndryshores (të ndërtoni për to shprehje shkronjore).Këshilla e katërt: Duke barazuar dy shprehje që japin të njëjtën madhësi, formoni një ekuacion me një ndryshore.Këshilla e pestë: Zgjidhni ekuacionin. Këshilla e gjashtë Jepni përgjigjen e problemësZgjidhja e detyrës: 2 • (12 + x) = 40 + x2 • 12 + 2 • x = 40 + x24 + 2x = 40 + x2x – x = 40 – 24x = 16Përgjigje: Pas 16 vjetësh.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur Nxënësit në mënyrë të pavarur punojnë detyrat e rubrikës “Ushtrime”. Fletoret do t’i shkëmbejnë me shokun/shoqen pranë për të vlerësuar zgjidhjen e detyrave. Vlerësimin do ta bëjnë me anë të simboleve . Disa nxënës zgjidhin detyrat në tabelë.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe, në fund vlerësohen në veçanti nxënësit që kanë prezantuar detyrat në tabelë. Në pjesën e fundit të orës bëhet vlerësim i ndërsjellë mes tyre. Nxënësit vlerësohen me anë të instrumenteve në listën e kontrollit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------211Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor simbole, fakte, për zgjidhjen problemore që lidhen me numra racionalë.7.1 Identifikon ndryshoret dhe strukturat matematike në një problem të botës reale.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Problema që zgjidhen me ekuacione me një ndryshore Fjalët kyçe: ekuacion, rrënjë e ekuacionit, zgjidhje e ekuacionit Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- zgjidh ekuacione duke kryer veprimet sipas radhës së caktuar; - arsyeton vërtetësinë e zgjidhjes së ekuacionit duke bërë provën e tij;- zbaton zgjidhjen e ekuacioneve në shembuj nga jeta e përditshme;- vlerëson nevojën e zgjidhjes së situatave të ndryshme jetësore përmes ekuacioneve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiZgjidhja e problemave të shprehura me anë të ekuacionevePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupeMësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë dhe t’u përgjigjen kërkesave të detyrës.Iliri e lexoi librin me 280 faqe për tri ditë. Ditën e dytë lexoi 40 faqe më tepër se ditën e parë, kurse ditën e tretë dyfishin e ditës së parë. Sa faqe lexoi ditën e parë? Shtroni një ekuacion për zgjidhjen e problemës, duke shënuar me x faqet që lexoi ditën e parë.Zgjidhni ekuacionin dhe argumentoni.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë këshillat për zgjidhjen e problemave me anë të ekuacioneve. Duke bashkëbiseduar me nxënësit, mësuesi/ja zgjidh në tabelë detyrën e parë dhe kërkon nga nxënësit që gjatë zgjidhjes së detyrës të identifikojnë këshillat që lexuan në fillim për zgjidhjen e problemave. 
                                
   237   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247