Page 245 - Demo
P. 245
Matematika 6243214Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që në grup, të diskutojnë shembullin e dhënë dhe t’u përgjigjen kërkesave të detyrës.Në mosbarazimin 2x + 5 < 9, vendosni në vend të x numrin 1. A merret mosbarazim numerik i vërtetë? Po në rastin kur në vend të x vendosim numrin 2?Çfarë mendoni se tregon kjo?Vendosni numra të tjerë në vend të x.Bashkëbisedoni me shokët/shoqet e grupit.Ndërtimi i njohurive të reja: Ndërthurja IMësuesi/ja formon grupe me nga 5 nxënës. Secilit i cakton një numër nga 1-5. Nxënësit rigrupohen sipas numrave. Ata marrin detyrat përkatëse për grupin dhe fillojnë të lexojnë mësimin e ri në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Detyrat janë:Grupi i parë: Kuptimi i mosbaraziveGrupi i dytë: Vetia e mosbarazive nëse aaGrupi i tretë: Për a>b vlen a + c > b + c dhe a – d > b – d,Grupi i katërt: Për a + b > c rrjedh a > c – b.Grupi i pestë: Për a>b vlen a>b / • k dhe a>b / : k Vetitë i arsyetojnë me anë të shembujve.Ata kthehen në grupet bazë dhe iu sqarojnë shokëve/shoqeve pjesën për të cilën u përgatitën në grupet ekspertëve.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur Nxënësit në grupe përmes Diagramit të Venit gjejnë të përbashkëtat dhe veçoritë e barazive dhe mosbarazive. Punimet i vendosin në tabelë dhe një nxënës nga secili grup prezanton punimin.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet gjatë gjithë procesit të të nxënit në bashkëpunim në grupe. Në pjesën e fundit të orës bëhet vlerësim i ndërsjellë mes tyre duke vlerësuar punën e grupeve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.Barazitë Mosbarazitë213ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon ekuacion (barazimet) dhe inekuacionet (jobarazimet) lineare me një të panjohur, si dhe gjen zgjidhjet përkatëse të tyre. - Zgjidh inekuacione lineare me një të panjohur (duke përdorur vetitë aditive dhe multiplikative).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Mosbarazime numerike dhe shkronjoreFjalët kyçe: mosbarazi, më e madhe, më e vogël Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon mosbarazimet numerike dhe shkronjore duke treguar se si formohen ato;- gjen të përbashkëtat dhe veçoritë e barazimeve dhe mosbarazimeve;- arsyeton vetitë e mosbarazimeve duke argumentuar vërtetësinë e tyre në shembujt e dhënë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore puneLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimiZgjidhja e problemave të shprehura me anë të ekuacionevePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe

