Page 251 - Demo
P. 251
Matematika 6249220Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore.2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore. 3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: shprehje shkronjore, vlerë e shprehjes, thjeshtim i shprehjes, barazim numerik, vlerë numerike, veti të barazimeve, ekuacion, rrënjë, mosbarazi, më e madhe, më e vogël, bashkësi zgjidhjesh, bosht numerik, ndryshoreRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon shprehjet shkronjore dhe i dallon ato nga shprehjet numerike;- cakton vlerën e shprehjes shkronjore për vlera të caktuara të shkronjave;- modelon problema me shprehje shkronjore;- shndërron shprehjet me simbole në shprehje me fjalë dhe anasjellas;- përkufizon ekuacionet (barazimet) dhe inekuacionet (jobarazimet) lineare me një të panjohur, si dhe gjen zgjidhjet përkatëse të tyre;- zgjidh ekuacione dhe inekuacione lineare me një të panjohur;- paraqet zgjidhjen e inekuacioneve lineare me një të panjohur në boshtin numerik dhe tregon bashkësinë e zgjidhjes;- zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar ekuacionet dhe inekuacionet.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shokuUdhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.219Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e të shkruarit të shprehjes shkronjore, dallimin e kufizave të ngjashme, thjeshtimin e shprehjes, gjetjen e vlerës numerike, zbatimin e vetive të barazimit, zgjidhjen e ekuacionit me vetitë e veprimeve dhe të barazimit, shkrimin e mosbarazimeve numerike dhe shkronjore, zgjidhjen e inekuacionit të fuqisë së parë me një ndryshore, dhënia e bashkësisë së zgjidhjes në boshtin numerik, argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Shprehjet, ekuacionet, inekuacionetRezultati i të nxënit të temës:- Përkufizon shprehjet shkronjore dhe i dallon ato nga shprehjet numerike.- Cakton vlerën e shprehjes shkronjore për vlera të caktuara të shkronjave.- Modelon problema me shprehje shkronjore.- Shndërron shprehjet me simbole në shprehje me fjalë dhe anasjellas.- Përkufizon ekuacionet (barazimet) dhe inekuacionet (jobarazimet) lineare me një të panjohur, si dhe gjen zgjidhjet përkatëse të tyre.- Zgjidh ekuacione dhe inekuacione lineare me një të panjohur.- Paraqet zgjidhjen e inekuacioneve lineare me një të panjohur në boshtin numerik dhe tregon bashkësinë e zgjidhjes.- Zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke shfrytëzuar ekuacionet dhe inekuacionet.

