Page 253 - Demo
P. 253


                                    Matematika 6251235ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Matje madhësish të tjeraRezultati i të nxënit të temës:- Shndërron valutat e monedhave që përdoren në vendin tonë dhe vendet e tjera.- Këmben njësitë e matjes me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike,simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.Tema 10Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).6.3 Paraqet numrat, figurat dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: ParatëFjalët kyçe: euro, cent, dollarë, kartëmonedha dhe monedha kombëtareRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- tregon monedhat dhe kartëmonedhat që përdoren në vendin tonë;- kthen euron në cent dhe anasjellas;- këmben euron me dollarin dhe monedha të tjera;- kryen veprime me euron;- zgjidh situata praktike nga jeta reale ku vepron me monedhat dhe kartëmonedhat e euros dhe cent; - argumenton zgjidhjen e situatës problemore.221Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e të shkruarit të shprehjes shkronjore, dallimin e kufizave të ngjashme, thjeshtimin e shprehjes, gjetjen e vlerës numerike, zbatimin e vetive të barazimit, zgjidhjen e ekuacionit me vetitë e veprimeve dhe të barazimit, shkrimin e mosbarazimeve numerike dhe shkronjore, zgjidhjen e inekuacionit të fuqisë së parë me një ndryshore, dhënia e bashkësisë së zgjidhjes në boshtin numerik, argumentimin e zgjidhjes së situatave problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------
                                
   247   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257