Page 254 - Demo
P. 254


                                    Libër për mësuesin/en252236Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, kartëmonedha dhe monedha të euros, monedha të centit, lap-topi Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi, ekonomiaShembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të monedhave dhe kartëmonedhave të euros, dollarit dhe centitPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/loja në roleMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për monedhat dhe kartëmonedhat që kanë përdorur prindërit e tyre më parë.Tregohen këto kartëmonedha dhe monedha. Për këtë mund të përdoren dhe foto të mara nga burime të internetit.Më pas kalohet diskutimi në monedhën që përdoret sot në Kosovë, në euron. Kërkohet nga nxënësit të tregojnë disa vende të Evropës, ku përdoret monedha euro si monedhë kombëtare.Një dyqan në klasë.Me imitim të prerjeve të kartëmonedhave dhe monedhave në euro dhe dollarë, nxënësit të ndarë në grupe vendosen në rolin e atij që shet dhe të atij që blen objekte të cilat kanë dhe një çmim.Si dhe në rolin e atij që ka euro dhe do t’i këmbejë me dollarin duke marrë dhe informacion për kursin e këmbimit të euros në dollarë.Si dhe në rolin e një turisti që do të vizitojë Shqipërinë dhe i duhet të ketë me vete lekë, të këmbejë euron me lekun shqiptar.85Në përfundim të lojës, do bëjnë një përmbledhje të njohurive.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimTregohen monedhat e euros që përdoren dhe monedhat e përdorura para saj. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupet e voglaFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar mes tyre. Bashkëbisedohet për ushtrim 6 ku kemi përdorim në praktikë të veprimeve me euro.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.
                                
   248   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258