Page 256 - Demo
P. 256


                                    Libër për mësuesin/en2542385.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Masa e trupit. PeshimiFjalët kyçe: masa, njësitë e masës, kg, g, mg, kv, t, peshoreRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- rendit disa nga njësitë më të përdorshme të masës; - kalon nga njësia më e madhe në më të voglën dhe anasjelltas, nga më e vogla te më e madhja duke përdorur numrat dhjetor;- kryen veprimet me njësitë e matjes së masës;- zgjidh situata praktike nga jeta reale ku vepron me njësitë e masës;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, peshore, gurë peshimiLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, ekonomia, qytetariaShembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të njësive të masës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/punë në grupe të voglaMësuesi/ja iu tregon nxënësve një peshore me gurët e peshimit. Kërkon prej tyre të tregojnë përse shërben, cilët janë gurët e peshimit, si përdoret? A njohin ata peshore të tjera që shërbejnë për të matur masën e trupave?Më pas kalohet në bashkëbisedimin për zgjidhjen e situatës problemore të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”Vlerësoni afërsisht masën e vazove që peshohen në figurën 10.2.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimPër të zgjidhur situatën e mësipërme, nxënësit do të kryejnë veprime me njësitë e masës. Për këtë, së pari tregojnë njësinë themelore të masës dhe shumëfishat dhe nënfishat më të përdorshme të tij. Me ndihmën e organizuesit grafik tregojnë se:
                                
   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259   260