Page 257 - Demo
P. 257
Matematika 6255239Si kalohet nga njësia më e madhe te më e vogla dhe anasjelltas? Si mblidhen dhe zbriten njësitë e matjes? Për këtë kërkohet nga nxënësit të vrojtojnë dhe të mësojnë nga shembujt e zgjidhur në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit, të organizuar në grupe, për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke organizuar dhe një konkurs midis grupeve kush do të përgjigjet më shpejtë dhe më saktë. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 ku kemi përdorim në praktikë të njësive të masës ku jepet masa e disa kafshëve. Duke i kthyer në njësi të njëjtë tregohet secila nga kafshët ka masë më të madhe. Në grupe të vogla dyshe punohen ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Zgjidhja e tyre prezantohet dhe në tabelë pasi është përfunduar, për të treguar saktësinë e përgjigjes. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në renditjen e njësive të matjes së masës, njësisë themelore, shumëfishat dhe nënfishat më të përdorshëm të saj, kthimin e nga njësia më e madhe në më të voglën dhe anasjellas, nga më e vogla te më e madhja duke përdorur numrat dhjetorë, zgjidhjen e situatave praktike të veprimeve njësitë e matjes dhe argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

