Page 259 - Demo
P. 259


                                    Matematika 6257241Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të njësive të matjes së kohës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Bashkëbisedim/punë në grupe të voglaMësuesi/ja prezanton para nxënësve një sahat që mat orën në sistemin 12-orësh, si dhe një orë elektronike që mat kohën në sistemin 24-orësh. Kërkon prej tyre të tregojnë përse shërben, dhe si lexohet ora në secilën prej tyre. Më pas kalohet në bashkëbisedimin për zgjidhjen e situatës problemore të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.- Një orë muri ecën çdo ditë 1,5 minuta para. Atë e rregullojnë në mesditën e datës 10 të çdomuaji. Sa do të ketë ecur para ora në datën 30 shtator, në orën 8 pasdite?Diskutoni.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimPër të zgjidhur situatën e mësipërme, nxënësit do të kryejnë veprime me njësitë e kohës. Është rregulluar në datën 10 shtator, ka kaluar 20 ditë, kështu që ora do të jetë përpara 1,5 min x 20 = Njësitë e kohës: - Njësia bazë e matjes së kohës është sekonda (shënohet sek). - 60 sekonda formojnë 1 minutë (shënohet 1 min). - 60 minuta formojnë 1 orë (shënohet 1 h). - Ditë-nata ka 24 orë (shkurt thuhet dita). - Java ka 7 ditë. - Muaji ka 30 ditë ose 31 ditë (muaji shkurt ka 28 ose 29 ditë). - Viti ka 12 muaj. Viti ka 365 ose 366 ditë . Viti me 366 ditë quhet i brishtë. Në këtë vit, muaji shkurt ka 29 ditë. - Shekulli ka 100 vjet.Si kalohet nga njëra njësi në tjetrën. Vrojtohen shembujt e zgjidhur në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të voglaFtohen nxënësit të organizuar në grupe për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Me ndihmën e orëve model, nxënësit iu kërkojnë shokëve të lexojnë orën në sistemin 12 orësh. Bashkëbisedohet për ushtrim 5, ku kemi përdorim në praktikë të njësive të kohës ku jepet koha që zgjati fluturimi i parë i anijes kozmike në Hënë, kur u nis dhe kur mbërriti ajo. Në grupe të vogla dyshe punohen ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Zgjidhja e tyre prezantohet dhe në tabelë pasi është konkluduar për saktësinë e përgjigjes.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna në renditjen e njësive të matjes së kohës, njësisë themelore, shumëfishat e saj, leximin e orës në sistemin 12-orësh dhe 24-orësh, zgjidhjen e situatave praktike të veprimeve njësitë e kohës dhe argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.
                                
   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263