Page 261 - Demo
P. 261


                                    Matematika 6259243Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- kalon nga një njësi në tjetrën duke argumentuar veprimet; - kryen veprimet me njësitë e matjes së kohës;- llogarit kohën në tabelat e orareve me sistemin 24-orësh;- përdor kalendarin për të zgjidhur situata të jetës praktike;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore duke arsyetuar veprimet e kryera.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, peshore, sahate dhe orë elektronike, tabela të orareve në sistemin 24-orëshLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisiShembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të njësive të matjes së kohës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla/loja me roleMësuesi/ja fton në tabelë tre ose katër nxënës. Secili prej tyre ndodhet në vende të ndryshme të botës. Pasi kanë përzgjedhur vendin ku ndodhen, nëpërmjet dhe informacionit të siguruar në internet, përcaktojnë diferencën e orës nga nxënësit që ndodhet në Kosovë. Krijohen situata problemore nga nxënësit ku kërkohet të përcaktohet sa tregon ora në të njëjtin moment në zona të ndryshme të botës.Nëse nisesh nga Kosova për një udhëtim, duke ditur dhe kohën sa zgjat udhëtimi, kur mbërrin në një vend tjetër. Nëse një nxënës që ndodhet në Kosovë, është duke bërë mësim, çfarë mund të bëj një moshatar i tij në Amerikë, në Japoni, në Francë etj. Më pas vazhdohet loja duke u kthyer pas në kohë dhe duke shkuar më para në kohë. Për këtë përdoret dhe kalendari.Më pas kalohet në bashkëbisedimin për zgjidhjen e situatës problemore të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.Në datën 20 mars 2010, dielli lindi në orën 6:56 dhe perëndoi në orën 19:02. Sa kohë zgjati dita?Diskutoni.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimPër të zgjidhur situatën e mësipërme nxënësit do të kryejnë veprime me njësitë e kohës. Duhet të gjejmë ndryshimin 19 h 02 min – 6 h 56 min. Kërkohet të kryhen veprimet në dy mënyra:a) Duke i kthyer në njësinë më të vogël.19 h 02 min = 19 • 60 min + 2 min = 1140 min + 2 min = 1142 min. 6 h 56 min = 6 • 60 min + 56 min = 360 min + 56 min = 416 min. Kemi 1142 min – 416 min = 726 min. b) Duke i mbajtur siç janë dhe duke kryer veprimet në shtyllëKryejmë zbritjen në shtyllë. 19 h 02 min = 18 h + 1 h 02 min = 18 h 62 min. 
                                
   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264   265