Page 263 - Demo
P. 263
Matematika 6261245Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.4 Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënënë formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situate ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).5.1 Përdor rregullat dhe paraqet numrat, format dhe konceptet e thjeshta matematikore duke i ndërlidhur ato me situata konkrete.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Nxënësit e enëve (vëllimi i lëngjeve në to)Fjalët kyçe: nxënësia, njësitë e nxënësisë, litri, decilitri, centilitri, mililitri, hektolitriRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- rendit njësitë e nxënësisë;- kalon nga njëra njësi në tjetrën duke argumentuar veprime; - mat vëllimin e lëngut me ndihmën e enës së shkallëzuar;- argumenton zgjidhjen e situatës problemore duke arsyetuar veprimet e kryera.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, enë të shkallëzuara. Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës Shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të njësive të matjes së nxënësisë, lidhja me njësitë e vëllimit.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe të vogla/loja me role Mësuesi/ja njeh nxënësit me disa enë të shkallëzuara. Vrojtohet në cilën njësi janë të shkallëzuar. I mbushim me ujë. Dhe nxënësit lexojnë sasinë e lëngut që është në enë. E përsërisim veprimin disa herë.Më pas kalohet në bashkëbisedimin për zgjidhjen e situatës problemore të dhënë në rubrikën “Kërkoni dhe zbuloni”.Për të bërë një përzierje lëng frutash, Beni përdori 4 lloje: lëng portokalli, qitroje, shege dhe limoni, në sasitë e treguara në figurën 10.10.a) Ç’sasi lëngu përmban secila gotë?b) Ç’sasi lëngu mori Beni pasi i përzjeu të katra lëngjet?Bashkëbisedohet për të gjetur sasinë e lëngut që përftohet po t’i përziejmë të katra lëngjet.

