Page 264 - Demo
P. 264
Libër për mësuesin/en262246Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafikPër të zgjidhur situatën e mësipërme, nxënësit kujtojnë njësitë e nxënësisë, lidhjen e tyre me njësitë e vëllimit.Me ndihmën e organizuesit, organizon njohuritë.Si do të kryhen veprimet me njësitë e matjes së nxënësisë?Vrojtohen shembujt e zgjidhur në tekst.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe të vogla Ftohen nxënësit, të ndarë në grupe, për të punuar detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar”. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 ku kemi përdorim në praktikë të njësive të matjes së nxënësisë. Trupi i një njeriu të rritur humb (në ditë) ujë siç tregohet më poshtë:1,5 l për shkak të urinimit; 50 cl nga djersitja; 500 ml nga frymënxjerrja.Sa l ujë humb në ditë (mesatarisht) trupi i një njeriu të rritur? Në grupe të vogla dyshe punohen ushtrimet e ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”. Zgjidhja e tyre prezantohet dhe në tabelë nga përfaqësues të grupeve.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në renditjen e njësive të nxënësisë, për kalimin nga njëra njësi në tjetrën duke përdorur dhe numrat dhjetorë, në kryerjen e veprimeve me njësitë e nxënësisë, në zgjidhjen e situatave praktike të veprimeve njësitë e nxënësisë dhe argumentimin e zgjidhjes së situatës problemore.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

