Page 266 - Demo
P. 266
Libër për mësuesin/en264248- përdor njësitë dhe mjetin e përshtatshëm për të kryer një matje, në një rast konkret;- këmben njësitë e matjes me numra dhjetorë deri në dy shifra pas presjes;- zbaton njësitë e matjes së kohës (sekonda, minuta, ora, dita, java, muaji, viti, dekada, shekulli) dhe i këmben ato;- kryen matje të masës, kohës dhe nxënësisë;- lexon dhe përdor sistemin 24-orësh;- llogarit kohën, duke përdor njësitë matëse (sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite, dekada, shekuj, mijëvjeçarë); llogarit kohën në tabelat e orareve me sistemin 24-orësh;- përdor kalendarin për të zgjidhur situata të jetës praktike;- zgjidh problema nga jeta e përditshme, duke përdorur matje.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisi PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtëNxiten nxënësit të kujtojnë çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme, duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.

