Page 269 - Demo
P. 269
Matematika 6267251Gjuhët dhe komunikimiShembuj nga jeta e përditshme të përcaktimit të vendndodhjes.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.- Era dhe Agimi prenë bileta për në kinema. Në biletën e Erës, vendi i saj përcaktohej nga numrat (3; 8), ndërsa në biletën e Agimit ishin shënuar numrat (8; 3).– Jemi në të njëjtin vend, – thotë Agimi.– Jo, jemi në vende të ndryshme, – i përgjigjet Era.Cili ka të drejtë? Argumentoni përgjigjen. A tregojnë dy dyshet e renditura të njëjtin vend në sallën e kinemasë?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.- Kujtoni si jepen koordinatat e pikave në bosht. Vizatohet një bosht numerik. Kujtohet që çdo numri i takon një pikë në bosht dhe anasjellas.Diskutimi i situatave të mësipërme nga nxënësit do të çojë në trajtimin e koncepteve të reja të njësisë mësimore. Nxiten nxënësit të kujtojnë çfarë dinë për vendndodhjen e pikës në boshtin numerik. Si dhe si të gjejnë vendndodhjen e pikës në rrafsh.Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoj dhe mësoj”, si të gjejmë koordinatat e një pikë në rrafshin koordinativ dhe anasjellas, të gjejmë vendndodhjen e pikës në rrafsh kur njihen koordinatat e pikës.Lojë me role. Në klasë mund të krijohet modeli i një rrafshi koordinativ. Nxënësit të përcaktojnë vendndodhjen e tyre në këtë model. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të diskutojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke

