Page 271 - Demo
P. 271
Matematika 6269253Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.8.1 Përdor teknologjinë për hulumtime, kalkulime dhe matje në mënyrë që të zgjidhë probleme të ndryshme matematikore.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Simetria sipas një drejtëze (simetria boshtore)Fjalët kyçe: drejtëz (bosht) simetrie, fytyrë, shëmbëllimRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon figurat me bosht simetrie;- konstrukton shëmbëllim e një pike sipas një drejtëze të simetrisë; - gjen boshtet e simetrisë në figura të ndryshme me anë të vizatimit dhe Geogebrës;- demonstron përdorimin e drejtëzës së simetrisë në situata praktike.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, disa objekte që kanë drejtëza simetrie, si dhe foto të marra nga interneti, Lap-topLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, arti, arkitekturaShembuj nga jeta e përditshme të objekteve që kanë drejtëza simetriePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.Tregohen foto në natyrë të figurave që kanë drejtëz simetrie.Tek bimët, në gjallesat, në ndërtimet, në arkitekturë, në mozaikët e ndryshëm etj.Sjellin shembuj të objekteve në klasë që kanë drejtëza simetrie.Punë në grup:Merrni një fletë letre. Tërhiqni në të një drejtëz dhe paloseni fletën sipas kësaj drejtëze. Shpojeni fletën e palosur me një gjilpërë. Më pas, hapeni plotësisht atë. Çfarë vini re? Bashkoni dy pikat që morët. Kontrolloni me trekëndëshin e vizatimit si është kjo drejtëz me drejtëzën që tërhoqët në fillim? Si janë largesat e dy pikave nga x drejtëza që tërhoqët?Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafik/INSERTDiskutimi i situatave të mësipërme do të kërkojë trajtimin e koncepteve:

