Page 272 - Demo
P. 272
Libër për mësuesin/en270254Kërkohet nga nxënësit të lexojnë rubrikën e dytë të njësisë mësimore “Vrojtoni dhe mësoni”.Gjatë leximit, ata do të vendosin në fund të çdo informate nga një simbol që tregon se si e kanë kuptuar atë informatë.“ √ “ – nëse informacioni është i njohur për ju;“ + “ – nëse informacioni është i ri;“ ? “ – nëse informacioni është i paqartë;“ – “ – nëse informacioni që lexuat është ndryshe nga ai që e dinit më parë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të diskutojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 ku kemi një shembull nga praktika të tabelave të sinjaleve rrugore që kanë ose jo drejtëza simetrie. Cilat prej tyre kanë dhe cilat jo. Sillen shembuj të tjerë të sinjaleve rrugore që kanë boshte simetrie.Iu jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i provojnë edhe përmes programit Geogebra duke i diskutuar me mësuesin/en. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të shëmbëllimit të një pike në lidhje me një drejtëz, gjetjen e boshteve të simetrisë në figura, sjelljen e shembujve nga objektet realë që kanë drejtëz simetrie.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

