Page 274 - Demo
P. 274
Libër për mësuesin/en272256Mësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst në rubrikën e parë “Kërkoni dhe zbuloni”.- Ndërtoni në fletën me katrore një sistem kënddrejtë koordinativ dhe merrni në të pikën A (3; +2).- Ndërtoni pikën simetrike të pikës A në lidhje me boshtin e abshisave dhe gjeni koordinatat e saj.- Ndërtoni pikën simetrike të A në lidhje me boshtin y’y dhe gjeni koordinatat e saj.- Përsëriteni ushtrimin duke marrë pika të tjera në rrafsh.- Merrni një pikë. Kërkoni nga shoku të gjejë koordinatat në sistemin koordinativ. Të gjejë simetriken e pikës sipas boshtit Ox dhe Oy.Ç’vini re? Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.Punohet njëkohësisht dhe në tabelë me dy ose tre nxënës. Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafik/insertDiskutimi i situatave të mësipërme, do të kërkojë trajtimin e koncepteve:Jepen shembuj nga nxënësit të pikave simetrike në lidhje me Ox dhe Oy.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: bashkëbisedimFtohen nxënësit të punojnë dhe të diskutojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 3 ku kërkohet të vrojtohet largesave ndërmjet pikave simetrike. Nga diskutimet do të vërehet që kjo largesë është e njëjtë me largesën ndërmjet pikave fytyrë. Ju jepet kohë nxënësve të punojnë ushtrimet e rubrikës “Ushtrime”.Detyrat e zgjidhura do t’i prezantojnë me radhë në tabelë duke i diskutuar edhe me mësuesin/en. Disa nga shembujt do t’i paraqesin përmes programit GeoGebra. Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e konstruktimit të shëmbëllimit të një pike në lidhje me një drejtëz, gjetjen e boshteve të simetrisë në figura, sjelljen e shembujve nga objektet realë që kanë drejtëz simetrie.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------

