Page 275 - Demo
P. 275
Matematika 6273257Rezultati i të nxënit të temës:- Përshkruan trupat gjeometrikë, sipas vetive të tyre; - përcakton elementet e trupave gjeometrikë (faqet, brinjët, kulmet).- Përcakton numrin e kulmeve, faqeve, brinjëve (teheve) (Formula e Eulerit).Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake qëtashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.2 Prezanton të dhëna empirike për figurat 2D dhe objektet 3D.6.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: ShumëfaqëshetFjalët kyçe: brinjë, kulme, faqe shumëfaqësh, trup rrotulluesRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon shumëfaqëshet duke i prezantuar vetitë e tyre përmes punimeve dhe vizatimeve;- dallon shumëfaqëshet nga trupat rrotullues duke i analizuar të dyja llojet;- emërton elementet e shumëfaqësheve duke i caktuar për disa lloje; - zbaton format shumëfaqëshe të mësuara në objekte dhe sende që i rrethojnë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, plastelinë, fije shkrepëseLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna,Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma shumëfaqëshe.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëLënda:MatematikëTema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VI (gjashtë)

