Page 276 - Demo
P. 276
Libër për mësuesin/en274258Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupMësuesi/ja fton nxënësit që të punojnë në grup detyrën e dhënë.Ndërtoni me plastelinë dhe fije shkrepësesh modelin e një kubi. Sa fije shkrepësesh duhen? Me këtë sasi plasteline, ndërtoni modelet e trupave të tjerë që ju kujtohen.Cili prej tyre është shumëfaqësh?Pyetjeve do t’u përgjigjen duke shkruar në fletore dhe kur të kenë përfunduar nga një nxënës do të prezantojë nga secili grup.Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore, përkatësisht rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Ata do të diskutojnë në grupe për trupat gjeometrik, karakteristikat e të cilëve i lexuan. Duke komentuar vetitë e trupave, dallojnë shumëfaqëshet nga trupat rrotullues. Mësuesi/ja do të kërkojë nga secili grup të vizatojë dhe ta prezantojë para klasës njërin nga shumëfaqëshet e mësuara. Njëri grup do ta ketë për detyrë të prezantojë trupat rrotullues duke argumentuar pse ata nuk mund të hyjnë në grupin e shumëfaqësheve. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Analizë e tipareve semantikeMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga një fletë A4 ku është dhënë tabela të cilën duhet plotësuar.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen edhe për shembujt me të cilat do të konkretizojnë shumëfaqëshet.

