Page 278 - Demo
P. 278


                                    Libër për mësuesin/en276260Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon kubin duke i prezantuar vetitë e tij përmes punimeve dhe vizatimeve;- dallon kubin nga shumëfaqëshet e tjerë duke i përmend e karakteristikat e tij;- emërton elementet e kubit duke i caktuar në vizatim dhe në punim me kube lidhëse; - njehson syprinën dhe vëllimin e kubit duke u bazuar në syprinën e katrorit prej të cilit formohet.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, kube lidhëse, letër me ngjyrë, gërshërë, ngjitësLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna, Shembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma kubike.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupMësuesi/ja shpërndanë në grupe “kube shumë lidhëse” dhe kërkon nga nxënësit që me to të ndërtojnë nga një kub.Ai/ajo pyet:Sa kube lidhëse ju deshën për të ndërtuar kubin?Si mund ta arsyetoni këtë?Ndërtimi i njohurive të reja: Tabela TMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore përkatësisht rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Ata do të shtrojnë pyetjet dhe do të përgjigjen duke plotësuar tabelën.Tabelën do ta vizatojë edhe mësuesi/ja në tabelë dhe do ta plotësojë duke i marrë pyetjet dhe përgjigjet nga nxënësit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punime doreMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga një letër me ngjyrë, gërshërë dhe ngjitës. Ai/ajo kërkon nga nxënësit që të punojnë një kub me gjatësi të brinjës a = 4 cm. Kubit të punuar t’ia njehsojnë syprinën e sipërfaqes dhe vëllimin.
                                
   272   273   274   275   276   277   278   279   280   281   282