Page 282 - Demo
P. 282


                                    Libër për mësuesin/en2802646.2 Krijon modele të thjeshta të figurave gjeometrike dhe objekteve nga klasa dhe nga jeta e përditshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Hapja e kubit dhe kuboiditFjalët kyçe: brinjë, kulme, faqe, kub, kuboidRezultati/et e të nxënit për orën mësimore-dallon hapjen e kubit përkatësisht kuboidit nga shumëkëndëshat që nuk paraqesin hapje të tyre;-emërton shumëkëndëshat e fituar nga hapja e kubit dhe kuboidit të punuar më parë; -ndërton hapjet e kubit dhe kuboidit bazuar në dimensionet e dhëna.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, kube lidhëse, letër me ngjyrë, gërshërë Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe punaShembuj të objekteve të ndryshme që na rrethojnë e që kanë forma të hapjeve të kubit dhe kuboiditPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Aktivitet në grupMësuesi/ja fton nxënësit që në grupe të punojnë duke bërë hapjen e kubit osa kuboidit që e kanë punuar më herët. Kur të hapet njëri nga trupat e përmendur, fitohet një shumëkëndësh. Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën “Vrojtoni dhe mësoni”. Pasi të përfundojnë leximin ai/ajo kërkon nga nxënësit që të komentojnë prerjet e fituara nga kubi dhe kuboidi që i punuan më parë. Sipërfaqja shumëkëndëshe e fituar e kubit, quhet hapje e kubit.Shumëkëndëshi i fituar nga hapja e kuboidit quhet hapje e kuboidit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Aktivitet në grupMësuesi/ja shpërndanë në grupe nga një letër me ngjyrë dhe gërshërë. Kërkon nga nxënësit që të punojnë detyrat:Grupi i parë punon hapjen e një kubi me brinjë a = 3 cm.Grupi i dytë punon hapjen e një kuboidi me përmasa a = 2 cm, b = 3 cm dhe c=5 cm.Grupi i tretë punon hapjen e një kutie në formë kubi pa kapak (hapur).Grupi i katërt punoni hapjen e një kutie në formë kuboidi pa kapak (hapur).Grupi i pestë punoni një shumëkëndësh që nuk paraqet hapjen e kubit.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësimi i nxënësve bëhet për çdo pyetje që bëjnë dhe përgjigje që japin dhe punën në grupe. Do të vlerësohen edhe për shembujt me të cilat do të konkretizojnë hapjet e kubit dhe kuboidit. Në pjesën e fundit të orës vlerësimin do ta bëjnë nxënësit përmes vlerësimit të ndërsjellë të grupeve.
                                
   276   277   278   279   280   281   282   283   284   285   286