Page 283 - Demo
P. 283
Matematika 6281265DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit udhëzohen për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen udhëzime se si të zgjidhen ato.--------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------Rezultati i të nxënit të temës:- Paraqet pikën si dyshe e renditur në rrafshin Oxy dhe identifikon koordinatat e pikës.- Përkufizon simetrinë boshtore.- Cakton numrin e drejtëzave të simetrisë së figurave.- Përshkruan trupat gjeometrikë, sipas vetive të tyre.- Përkufizon trupat gjeometrikë (kubin dhe kuboidin).- Përcakton elementet e trupave gjeometrikë (faqet, brinjët, kulmet).- Përcakton numrin e kulmeve, faqeve, brinjëve (teheve) (Formula e Eulerit).- Paraqet hapjen e kubit dhe kuboidit në rrafsh dhe i ndërton ato.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëLënda:MatematikëTema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VI (gjashtë)Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale;

