Page 284 - Demo
P. 284
Libër për mësuesin/en2822664.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çfarë mësuam (përsëritje)Fjalët kyçe: dyshe e renditur, koordinatat e pikës, abshisa, ordinata, boshtet koordinative, kuadrate, simetria boshtore, boshti i simetrisë, trup gjeometrik, shumëfaqësh, kub, kuboid, kulme, brinjë, faqe, hapje te trupave në rrafsh, formula e Eulerit. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet pikën si dyshe e renditur në rrafshin Oxy dhe identifikon koordinatat e pikës;- përkufizon simetrinë boshtore;- cakton numrin e drejtëzave të simetrisë së figurave;- përshkruan trupat gjeometrikë, sipas vetive të tyre;- përkufizon trupat gjeometrikë (kubin dhe kuboidin);- përcakton elementet e trupave gjeometrikë (faqet, brinjët, kulmet);- përcakton numrin e kulmeve, faqeve, brinjëve (teheve) (Formula e Eulerit);- paraqet hapjen e kubit dhe kuboidit në rrafsh dhe i ndërton ato.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, arkitekturaPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe dyshe/bashkëbisedim/ditari i dyfishtë Nxiten nxënësit të kujtojnë se çfarë kanë mësuar gjatë kësaj teme, duke plotësuar kolonën e parë të ditarit.

