Page 285 - Demo
P. 285
Matematika 6283267Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupeUdhëzohen nxënësit të punojnë në grupe ushtrimet e kolonës së dytë të ditarit. Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Zgjidhjet e ushtrimeve paraqiten dhe në tabelë duke argumentuar veprimet e kryera.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë e përcaktimit të vendndodhjes se pikës në rrafsh me ndihmën e dyshes së renditur, gjetjen e koordinatave të pikës, abshisës dhe ordinatës, gjetjen e figurave me boshte simetrie, gjetjen e figurës simetrike ne sistemin koordinativ në rrafsh, emërtimin e shumëfaqësheve, gjetjen e numrit të brinjëve, kulmeve dhe faqeve, vetitë e kubit dhe kuboidit, konstruktimin e hapjes së tyre, përdorimin e koncepteve në situata problemore nga veprimtaria e përditshme.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPër detyrë shtëpie, mësuesi/ja udhëzon nxënësit të përsërisin njohuritë e temës. --------- Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore ---------Rezultati i të nxënit të temës:- Paraqet pikën si dyshe e renditur në rrafshin Oxy dhe identifikon koordinatat e pikës.- Përkufizon simetrinë boshtore.- Cakton numrin e drejtëzave të simetrisë së figurave.- Përshkruan trupat gjeometrikë, sipas vetive të tyre.- Përkufizon trupat gjeometrikë (kubin dhe kuboidin).- Përcakton elementet e trupave gjeometrikë (faqet, brinjët, kulmet).- Përcakton numrin e kulmeve, faqeve, brinjëve (teheve) (Formula e Eulerit).- Paraqet hapjen e kubit dhe kuboidit në rrafsh dhe i ndërton ato.ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëLënda:MatematikëTema: Shndërrimet gjeometrike dhe trupat gjeometrikëShkalla e kurrikulës:IIIKlasa:VI (gjashtë)

