Page 286 - Demo
P. 286


                                    Libër për mësuesin/en284268Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.3 Arsyeton dhe vërteton pohime matematike përmes metodave të ndryshme matematikore.3.5 Krijon paraqitje të koncepteve matematike (për shembull: me mjete konkrete, vizatime, numra, simbole, tabela, diagrame) dhe i zbaton në problema nga situata reale;4.3 Integron/lidh konceptet e ndryshme matematike në mënyrë që të zgjidhë problema të ndryshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VlerësimFjalët kyçe: dyshe e renditur, koordinatat e pikës, abshisa, ordinata, boshtet koordinative, kuadrate, simetria boshtore, boshti i simetrisë, trup gjeometrik, shumëfaqësh, kub, kuboid, kulme, brinjë, faqe, hapje te trupave në rrafsh, formula e Eulerit. Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- paraqet pikën si dyshe e renditur në rrafshin Oxy dhe identifikon koordinatat e pikës;- përkufizon simetrinë boshtore;- cakton numrin e drejtëzave të simetrisë së figurave;- përshkruan trupat gjeometrikë, sipas vetive të tyre;- përkufizon trupat gjeometrikë (kubin dhe kuboidin);- përcakton elementet e trupave gjeometrikë (faqet, brinjët, kulmet);- përcakton numrin e kulmeve, faqeve, brinjëve (teheve) (Formula e Eulerit);- paraqet hapjen e kubit dhe kuboidit në rrafsh dhe i ndërton ato.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:MatematikaLidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës, shoqëria dhe mjedisiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREPrezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Iu jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi(matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për tënxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
                                
   280   281   282   283   284   285   286   287   288   289   290