Page 288 - Demo
P. 288
Libër për mësuesin/en286270ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:MatematikëShkalla e kurrikulës:IIILënda:MatematikëKlasa:VI (gjashtë)Tema: Funksione dhe vargje numerikeRezultati i të nxënit të temës:- Paraqet funksionin si lidhje e dy bashkësive, me diagram, tabelë dhe si dyshe të renditura në rrjetin koordinativ.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4 Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.8 Përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midisdy e më shumë dukurive natyrore dhe shoqërore, krijimeve letrare apo artistike.Tema 12Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.4 Komunikon të menduarin e tij matematik (nëpërmjet të lexuarit, të shkruarit, diskutimit, të dëgjuarit, të pyeturit) duke përdorur: a. gjuhën e përditshme; simbole matematike.4.2 Integron njohuritë e shprehitë matematike me situata ose dukuritë e marra nga kontekste të tjera (jeta e përditshme, lëndët e tjera, sportet etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kuptimi i bashkësisë dhe ndryshorjaFjalët kyçe: bashkësi, elementë të bashkësisë, ndryshore, bën pjesë, nuk bën pjesë, emërtim, diagram Veni, përshkrimRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- dallon rastet kur disa objekte formojnë bashkësi;- tregon me simbole objektin që është element i bashkësisë ose jo;- tregon bashkësinë me tri mënyra: emërtim, me diagram, përshkrim;- tregon shembuj objektesh nga jeta e përditshme që formojnë bashkësi. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika, fletore pune, disa objekte: si libra shkollor, trupa gjeometrik etj., me të cilët të formojmë bashkësi.

