Page 289 - Demo
P. 289


                                    Matematika 6287271Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi Shembuj nga jeta e përditshme të objekteve që formojnë bashkësiPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në grupe/bashkëbisedimMësuesi/ja fton nxënësit të bashkëbisedojnë për t’i dhënë përgjigje situatës problemore të dhënë në tekst:- A i përket mali i Pashtrikut bashkësisë së maleve të larta? - Po bashkësisë së maleve me lartësi nën 2000 m?- Tregoni male të tjera që i përkasin kësaj bashkësie. - Çfarë kuptoni me fjalën “bashkësi”?Sillen shembuj të tjerë nga nxënësit të rasteve kur objektet formojnë bashkësi si dhe rastet kur nuk formojnë bashkësi:A formojnë bashkësi:Vajzat e klasës tonë.Djemtë më të shkathët të klasës.Argumentoni përgjigjen.Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim/organizuesi grafikDiskutimi i situatave të mësipërme, do të çojë në dallimin kur një grup objektesh formon bashkësi. Nxiten nxënësit të japin shembuj të bashkësive. Të tregojnë elementet e tyre me një nga mënyrat e dhënies së funksionit.A mund të tregojmë me emërtim ose me diagram Veni bashkësinë e numrave natyrorë? Bashkësinë e numrave çift? Pse?Përdorimi i ndryshores për të treguar elementet e një bashkësie.Vrojtohen shembujt e dhënë në rubrikën “Vrojtoj dhe mësoj”.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: BashkëbisedimFtohen nxënësit të diskutojnë detyrat e dhëna në rubrikën “Ushtrohuni duke zbatuar” duke i komentuar përgjigjet. Bashkëbisedohet për ushtrim 5 ku kemi një shembull nga praktika të objekteve që formojnë ose jo bashkësi.
                                
   283   284   285   286   287   288   289   290   291   292   293